Markus Anfang ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Werder Bremen, mes një hetimi nga autoritetet gjermane për përdorimin e një certifikate të rreme vaksinimi kundër COVID-19.
Klubi i Bundesligës konfirmoi të shtunën se Anfang, së bashku me ndihmësin e tij Florian Junge, ishin larguar nga pozicionet e tyre.
“Për shkak të stresit ekstrem të shkaktuar për klubin, ekipin, familjen time dhe veten time, kam vendosur të largohem menjëherë nga detyra ime si trajner i Werder Bremenit”, tha Anfang, i cili mohon çdo keqbërje.
“Kam kërkuar që drejtuesit e klubit të zgjidhin kontratën time, një kërkesë që ata e kanë pranuar”.
Werder Bremen aktualisht ndodhet në vendin e tetë në tabelën e Bundesligës 2, pas rënies së tyre nga liga e parë gjermane sezonin e kaluar, raporton Eurosport.
“Unë u vaksinova dyfish në një qendër zyrtare vaksinimi dhe mora ngjitësit për të vendosur në pasaportën time të verdhë të vaksinimit” tha ai ,transmeton Klankosova.tv.
“Më pas i mora këto të dhëna të dixhitalizuara në farmaci dhe supozova se gjithçka ishte e renditur. Shpresoj shumë që kjo situatë të sqarohet sa më shpejtë”.