Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se është takuar me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim, përcjell InLajmi.
Mehaj ka thënë se në këtë takim u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara.
Postimi i plotë i tij:
“Bashkë-zbarkimi i mundshëm i trupave tanë përkrahë forcave holandeze, edhe një vlerë e shtuar për paqen dhe sigurinë globale.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, sot zhvillova takim me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim.
Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm.
Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara.
Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”./InLajmi/