Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot në zyrat e BSPK–së në ora 14:00 po mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do merret vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat.
Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj.
Në atë takim u theksua se ka ende punëtorë që paguhen ende me pagë 170 euro.
Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga mbi 350 euro.
Ata besojnë se sot do të mirret një vendim i kësaj çështje./InLajmi