Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve shoqata ‘’Handikos’’ ka kërkuar të drejtat për fëmijët me aftësi të kufizuara, përcjell InLajmi.
Fëmijët e grupit Avokues ‘’Hëna’’ , ‘’ROR’’ dhe Asamblesë Komunale kanë bashkuar zërin krejt së bashku për të kërkuar respektimin dhe zbatimin e qasjes.
Tutje përmes kësaj videoje bëhet me dije të hiqen barrierat, dhe të arrihet gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
Postimi i plotë i Handikos:
”Respektoni të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për qasje, ju e keni obligim!”
Fëmijët e grupit Avokues ”Hëna”, ROR dhe Asamblesë Komunale kanë bashkuar zërin e tyre në një video ndërgjegjësuese, për të kërkuar respektimin dhe zbatimin e qasjes.
Vetëm duke hequr barrierat, arrijmë gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
#20Nentor #DitaBoteroreeFemijeve
/InLajmi/