Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat e Instiutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë kryer 1.498 testime për koronavirus, ku 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, përcjell InLajmi.
Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë u bë e ditur se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë.
Në njoftimin e Ministrisë u bë e ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605. Në total numri i rasteve aktive është 400. /InLajmi/