Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka thënë se ndryshimet në politikën gjermane, pas largimit të Merklen, nuk ndikojnë në raportet Gjermani-Kosovë.
“E mira e Gjermanisë është që nganjëherë është e mërzitshme, por e besueshme. Përgjigja ime e shkurtë është që jo nuk do të këtë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës”, tha ai.
“Jemi partnerë të Kosovës, dhe kushdo që e formon qeverinë, partitë tani po bisedojnë për një koalicion ,dhe uroj që do ta finalizojnë në dhjetor, dhe qasja kryesore nuk do të ndryshojë”, tha tha Rohde në Kanal10.
“Mund të ketë nuanca, por qasja kryesore nuk do të ndryshojnë, dhe unë mendoj se ky është një lajm i mirë. Do të jemi të përkushtuar ndaj Kosovës, dhe do të vazhdojmë të jemi të besueshëm, miq, dhe partnerë”, tha Rohde