Këtë të enjte do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Në këtë seancë, e cila do të nis nga ora 10:15 do ta vazhdojë dëshminë e saj dëshmitarja e 7-të.
Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 Qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 Shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte, përcjell lajmi.net.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.