Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjetur në person pa shenja jete në rrugën ‘’Ymer Prizreni’’në Pejë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, viktima është gjetur në banesën e tij, ku të gjitha njësitet kompetente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njesitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”./InLajmi/