Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 17 Nëntor.
17 Nëntor 1542 – Sulltan Sulejman Ligjbërësi, i njohur nga perëndimorët si “Sulejmani i Madhërishëm”, nisi fushatën ushtarake të Estergomit. Gjatë kësaj fushate, shumë bastione të kontrolluara nga Perandoria Austro-Hungareze u përfshinë në territoret osmane. Mes tyre vlen të përmenden sidomos Beogradi dhe Estergomi.
17 Nëntor 1558 – Mbretëresha Elizabetë I u ngjit në fronin e Anglisë. Gjatë sundimit të saj 45-vjeçar, ajo e shndërroi Anglinë në një perandori kolonialiste.
17 Nëntor 1869 – Hyri në shërbim Kanali i Suezit, vepër madhështore e ndërtuar nga britanikët në Egjipt. Kanali ishte fillimisht 164 km i gjatë dhe 8 m i gjerë.
17 Nëntor 1952 – Lëvizja egjiptiane e Oficerëve të Lirë, nën drejtimin e Gamal Abdel Nasser, detyroi Mbretin Farouk I që të tërhiqet nga froni dhe e dërgoi atë në internim.
17 Nëntor 1989 – Filloi “Revolucioni i Kadifenjtë” në Çekosllovaki. Demonstratat që nisën me një tubim paqësor të studentëve në kryeqytetin Pragë, u përhapën anembanë vendit pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë. Ato vijuan deri në rënien e regjimit komunist në Çekosllovaki.