Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50.21% të votave, përcjell InLajmi.
Votat e ardhura me postë nga qytetarët që jetojnë në diasporë të cilët e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini, ndyshoi rezultatin.
Vetëm 47 vota ishte diferenca ndërmjet PDK-së e LDK-së në rundin e 2 të zgjedhjeve në Dragash.
Pas numërimit të votave nga diaspora LDK ka përmbysur rezultatin në këtë komunë.
244 vota janë për LDK-në nga diaspora ndërsa PDK mori 54 vota.
Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në 4 vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani./InLajmi/