Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim drejtorët në detyrë të drejtorive komunale, më qëllim të përgatitjes së tranzicionit politik, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur se mbi baza ditore po bëhet mbikëqyrja e punëve dhe angazhimeve, në kuadër të kalendarit të punës.
Në takim u bë e ditur se tranzicioni politik do të bëhet në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, si nga ana e kryetarit të Komunës e po ashtu edhe të drejtorëve në detyrë. /InLajmi/