14 Nëntori është dita e 318-të e kalendarit gregorian (dita e 319 në vitin e brishtë) – kështuqë deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 47 ditë.
Ngjarje
565 – Vdiq Justiniani i parë (Flavius Petrus Sabbatius Justinianus Augustus), i njohur si Justiniani i Madh. Ai ishte perandor bizantin nga vitet 527 – 565. Gjatë mbretërimit të tij, Justiniani u përpoq të ringjallë madhështinë e perandorisë Romake dhe rimori gjysmën perëndimore të humbur. Justiniani lindi në Tauresium rreth vitit 482 në një familje fshatare me origjinë iliro – romake. Tauresium ose Taor (Tora, Kulla, Kalaja) rreth 20 kilometra në juglindje të Shkupit, u zbulua nga arkeologu britanik Arthur Evans në fund të shekullit të 19-të. Biografi i Justinianit, Prokopius, në librin e tij “De aedificiis “thotë :
“… Në mesin e dardanëve, të cilët jetojnë përtej kufijve të epidamniansve, në afërsi të kalasë Bederiana ka qenë një fshat i quajtur latinisht Taurisium prej nga doli perandori Justinian, themelues i botës së qytetëruar. Më vonë kur u bë perandor, Justiniani ndërtoi rreth fshatit një mur në formë katrori, dhe në çdo qoshe ngriti nga një kullë, duke bërë që fshati të quhej Tetrapyrgia (KatërPirgjet. Jo larg nga ky vend, Justiniani ndërtoi pastaj një qytet shumë të dukshëm, të cilin e quajti Justiniana Prima (Justiniani i parë), duke paguar kështu një borxh mirënjohjeje për vendin nga doli…. ”
Justiniani vlerësohet si nga figurat më të rëndësishme të antikitetit të vonë. Ai ishte i fundit Perandor romak që përdori latinishten si gjuhë të parë. Ndikimi i administratës së tij u shtri përtej kufijve të kohës dhe mbizotërimeve të tij. Ambicja e tij ishte restaurimi i perandorisë, prandaj shpesh është quajtur edhe “romaku i fundit”. Ushtria e Justinianit, nën komandën gjeneralit Belisarius (gjithashtu ilir) e shtriu kontrollin romak deri në Oqeanin Atlantik. Më pas Belisarius, Narses, dhe gjeneralë të tjerë pushtuan mbretërinë e Ostrogotëve, rimorën Dalmacinë, Sicilinë, Italinë dhe Romën, pas më shumë se gjysmë shekulli nën kontrollin e barbarëve. Këto fushata rivendosën kontrollin romak mbi Mesdheun perëndimor. Një aspekt edhe më mbresëlënës i trashëgimisë së Justinianit është rishkrimi dhe njësimi i Kodit Civil romak, i cili është ende baza e Kodit civil në shumë shtete moderne. Mbretërimi i Justinianit, shënoi gjithashtu një lulëzim të kulturës bizantine. Në sajë të programeve të tij, u ndërtuan kryevepra të tilla si Kisha e Shën Sofisë në Kostandinopojë (Stamboll), kryeqendra e krishtërimit ortodoks lindor për shumë shekuj. Një epidemi murtaje në vitet 540, shënoi fillimin e fundit të shkëlqimit të Justinianit. Perandoria Romake hyri në periudhë dobësimi e humbje territoresh që vazhdoi deri në shekullin IX. Prokopi është burimi kryesor për historinë e mbretërimit të Justinianit, i cili shihet si shenjtor nga të krishterët ortodoksë, dhe disa kisha Luterane e kujtojnë atë më 14 nëntor.
1889 – Pionerja e gazetarisë amerikane Nellie Bly (Elizabeth Cochrane) fillon një përpjekje e suksesshme për të udhëtuar rreth botës në më pak se 80 ditë. Ajo e përfundoi udhëtimin në 72 ditë. Në udhëtimin e saj, Bly kaloi nëpër Angli, Francë (ku ajo u takua Zhyl Vernin) në, Brindisi, Kanalin e Suezit, Ceilon, Singapori, Hong Kongu dhe Japoni. 72 ditë, 16 orë e 11 minuta dhe 14 sekonda, Bly u arriti në Nju Jork nga ku kishte filluar udhëtimin e saj.
1969 – Apollo 12 u nis për në Hënë vetëm 4 muaj pas kthimit të Apollo 11. Një natë më parë kishte rënë shi. Retë ishin shpërndarë, por shira të tjerë parashikoheshin. Zyrtarët e Nasa-s arritën në përfundimin se moti ishte i përshtatshëm dhe kështu Apollo 12 u nis nga Toka për në Hënë. 36 sekonda pas nisjes, një rrufe goditi raketën Saturn 5 që shtynte anijen. Anija Apollo humbi rrymën elektrike në sistemin e kontrollit. Aparaturat e ndërprenë funksionimin. Astronautët punuan me gjakftohtësi dhe e ktheyn rrymën. Por një tjetër rrufe ra dhe rryma elektrike u ndërpre përsëri. Rrufeja e dytë nuk e preku raketën Saturn 5. Kështu kjo vazhdoi t’a shtynte anijen në udhën e saj. Astronautët shumë shpejt ndreqën defektin. Gjendja u normalizua dhe Apollo 12 mundi të vazhdonte fluturimin drejt Hënës. Tre astronautët në bordin e Apollos ishin pilotë të marinës. Çarls Konrad ishte komandant i fluturimit. Richard Gordon, pilot i modulit komandues dhe Alan Bean ishte pilot i sondës për zbritjen në Hënë. Pas katër ditësh, Apollo 12 arriti afër vendit të uljes në Hënë. Zona quhej Stuhitë e Oqeanit, rreth 2 mijë kilometra në perëndim të zonës ku ishte ulur Apollo 11. Richard Gordon qëndroi në komandë të modulit duke i ardhur Hënës përrreth. Çarls Konrad dhe Alan Bean fluturuan me sondë dhe e ulën në sipërfaqe të Hënës. Ata iu afruan sondës Surveyor 3, një anije pa pilot që kishte mbërritur 2 vjet më parë dhe kishte dërguar në Tokë rreth 6 mijë fotografi të Hënës, para se të ndalte së funksionuari. Konrad zbriti në sipërfaqen e Hënës. “Sipërfaqja është e butë, shpresoj të mos fundosem në të” tha ai dhe zëri regjistrohej në qëndrën e kontrollit të fluturimit në Tokë. Alan Bean ndoqi Konradin në sipërfaqen e Hënës dhe të dy mblodhën rreth 35 kilogram gurë. Ata lane aty 5 instrumente shkencorë që do të dërgonin informata në Tokë. Para se të iknin, Bean dhe Konrad vizituan edhe sondën Surveyor që kishte kohë që nuk funksiononte. Këta dy astronautë qëndruan në Hënë rreth 30 orë. Pastaj u kthyen në anijen Apollo e cila i priste në orbitë dhe prej andej u nisën për në Tokë. Kapsula me 3 astronautët ra në oqeanin Atlantik, vetëm 6 kilometra nga vendi ku po i priste anija e flotës detare amerikane.
1889 – Gazetarja amerikane Nellie Bly (Elizabeth Cochrane) fillon tentimin e udhëtimit të globit në më pakë se 80 ditë. Ajo përfundon udhëtimin me sukses në ditën e 72-të.
1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit.
1918 – Çekosllovakia bëhet republikë.
1921 – U themelua Partia Komuniste e Spanjës.
1923 – Kentaro Suzuki përfund kacavjerrjen në malin Mount Iizuna
1971 – Programi Mariner: Mariner 9 arrin Marsin, duke u bërë anija e parë kozmike që ka orbituar një planet tjetër.
1991 – Princi kambodian Norodom Sihanouk u kthye në Phnom Penh pas 13 vitesh ekzil.
2000 – U lëshua në treg Netscape Navigator verzioni 6.0 pas dy viti të zhvillimit të kodit të hapur.
2003 – U zbulua asteroidi 90377 Sedna.
Lindje
1719 – Leopold Mozart, kompozitor gjemano- austriak
1840 – Claude Monet, impresionist francez
1889 – Jawaharlal Nehru, premieri i parë i Indisë
1889 – Taha Hussein, letrar arab
1900 – Aaron Copland, kompozitor amerikan
1907 – Astrid Lindgren, shkrimtare suedeze
1909 – Joseph McCarthy, politikan amerikan
1922 – Boutros Boutros-Ghali, poitikan egjiptian
1929 – Horst Janssen, grafist gjerman
1935 – Husein, mbret i Jordanisë
1943 – Jim Cantalupo, shef “McDonalds”-it
Vdekje
1716 – Gottfried Wilhelm Leibniz, filozof dhe mendimtar gjerman
1831 – George Wilhelm Friedrich Hegel, filozof gjeman