Gjatë spektaklit të sotëm, Semi Jaupaj ritakoi të atin brenda shtëpisë së famshme, pas 3 vitesh larg njëri-tjetrit.
Surpriza nisi me Semin në dhomën e rrëfimit, ku ajo dhe gjithë banorët panë rrëfimin e saj. Aty, tregonte për prindërit, Bojkenin dhe periudha të rëndësishme nga jeta e saj. Mes të tjerash, një nga dëshirat më të mëdha ishte pikërisht takimi me të atin.
Arbana, fillimisht e bëri të besonte se surpriza përfundoi me një telefonatë nga Kanadaja, por në fakt i ati e priste në sallon., shkruan TCH.
Mes emocionesh dhe lotësh, Semi dhe babai i saj u përqafuan nga afër, ndërkohë që banorët e tjerë i shoqëronin të prekur duke i parë nga dhoma e grimit.