Një pinguin është gjetur në brigjet e Zelandës së Re, të paktën 3 mijë kilometra larg habitatit të tij natyror të Antarktidës.
Pinguini Adélie, i cili tani është quajtur me dashuri Pingu nga vendasit, u gjet i humbur në bregdet.
Harry Singh, banori lokal që e gjeti, tha se fillimisht mendonte se ai ishte një “lodër e butë”.
Është vetëm incidenti i tretë i regjistruar i një pinguini Adelie që gjendet në brigjet e Zelandës së Re, transmeton Klankosova.tv.
Singh dhe gruaja e tij takuan pinguinin për herë të parë kur ishin duke ecur pas një dite të gjatë pune në plazh në Birdlings Flat, një vendbanim në jug të qytetit të Christchurch.
“Së pari mendova se (ishte) një lodër e butë, papritmas pinguini lëvizi kokën, kështu që kuptova se ishte e vërtetë”, tha Singh për BBC.
Pamjet e pinguinit të postuara në faqen e Singh në Facebook treguan se pinguini dukej i humbur dhe i vetëm.“Nuk lëvizi për një orë… dhe [dukej] i rraskapitur”, tha Singh, transmeton Klankosova.tv.
Singh vazhdoi të thërriste shpëtimtarët e pinguinëve pasi ishte i shqetësuar se pinguini nuk po hynte në ujë, duke e bërë kështu një objektiv të mundshëm për kafshët e tjera grabitqare që enden në plazh, transmeton