Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë gjetur 2 mjete të dyshuara të pa shërthyera në Gjilan, sakësisht në fshatin Bresalc, përcjell InLajmi.

Policia ka bërë të ditur se FSK-ja dhe KFOR-i kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë bërë deminimin e gjthsejtë 42 copa granata dore.


Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Bresalc, Gjilan, 11.11.2021 – 15:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsejtë 42 copë granata dore. /InLajmi/



















