Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën Njazi Alishani në Prizren ka pasur përleshje me thika menjëherë pas mes natës, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se një person ka sulmuar me thikë një person tjetër pas një mos marrëveshje.
Nga policia u bë e ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar se i sulmuari është në rrezik për jetë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Njazi Alishani, Prizren, 12.11.2021 – 00:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e viktimës është në rrezik për jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/