Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shtetet e Bashkruara të Amerikës, e që të Martën ishte pjesë e premierës së filmit ‘’Zgjoi’’ në Washington, përcjell InLajmi.
Presidentja është shprehur e kënaqur që ishte prezente në shoqëri të këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa, si dhe regjisores Blerta Basholli e aktores Yllka Gashi.
‘’Një natë në mes të yjeve të Kosovës sonë të dashur!’’, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Një natë në mes të yjeve të Kosovës sonë të dashur!
Sa shumë madhështi, talent, hijeshi e krenari me një vend. Kënaqësi e veçantë t’i bashkojmë forcat me Duan tonë për të përçuar në çdo cep të botës fjalën për suksesin e mesazhin human që përcjellë filmi i jashtëzakonshëm “Zgjoi”, i Blerta Bashollit i interpretuar me mjeshtëri nga Yllka Gashi dhe kasta e supertalentuar e aktorëve tanë./InLajmi/