Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka vizituar komunën e Dragashit, për ta mbështetur kandidatin për kryetar të kësaj komune Shaban Shabanin, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka shkruar se askush si PDK-ja nuk i di prioritetet për komunën e Dragashit.
“Siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdoj të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike. Vizioni i tij për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij.”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Mirëpritje e përzemërt nga qytetarët e Dragashit dhe mobilizim i jashtëzakonshëm në mesin e aktivistëve dhe përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës për ta mbështetur kryetarin Shaban Shabani në fitoren e mandatit të ri në këtë komunë, më 14 nëntor.
Askush më mirë se PDK-ja nuk i di prioritetet e Komunës së Dragashit dhe nuk i njeh nevojat e qytetarëve të saj. Siç ka qeverisur deri më tani, mirë dhe ndershëm, Shaban Shabani do të vazhdoj të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime partiake e etnike. Vizioni i tij për ta zhvilluar edhe më tej Dragashin, si dhe për ta shndërruar atë në zonë turistike, do të jetësohet në mandatin e ardhshëm falë përkrahjes së bashkëqytetarëve të tij.
Kësaj radhe, Shaban Shabani ka planifikuar që qeverisjen zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, ta bëjë edhe transformuese, në mënyrë që të vazhdojë misionin e tij për të sigurimin e perspektivës së qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Dragashit./InLajmi/