Në mbledhjen e Qeverisë, sot është marrë vendim për ndarjen e 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale në kuadër të SHSKUK-së, përcjell InLajmi.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka është se është shqetësuese mungesa e vazhdueshme e barnave në vend, por shpresojmë që kjo çështje të mbyllet dhe të mos ketë mungesa.
“Ka të bëjë me ndarje shtesë të mjeteve buxhetore për blerjen e barnave esenciale e në kuadër të SHSKUK-së. Kërkesa e tyre është për 2.5 milionë euro shtesë. Ne në vazhdimësi kemi ndarë mjete shtesë për blerjen e barnave esenciale, në rishikim kemi ndarë 8 milionë euro, në mbledhjen e kaluar kemi ndarë edhe 3.7 milionë euro shtesë, ishin edhe 1.5 milionë euro tjera për furnizim me oksigjen që në total ishte rreth 5.2 milionë euro. Është shqetësuese që në SHSKUK vazhdon të ketë mungesë të barnave esenciale, dhe shpresoj që të mbyllet kjo sagë dhe të mos ketë më mungesë”, ka thënë Murati./InLajmi/