Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, shkruan InLajmi.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 2 persona.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të 2 automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar 2 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha ajo.
/InLajmi/