Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Gjilanit nuk ka asnjë pacientë të shtrirë me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK-së në spitalet e tjerë dhe në QKUK janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfrimuar me koronavirus dhe 30 të tjerë me post-covid.
Sipas njoftimit nga SHSKUK-ja u bë e ditur se 13 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa në Klinikën Infektive është vetëm një pacientë me maske të oksigjenit.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Spitali i Mitrovicës nuk ka pacientë me Covid-19

Në bazë të raportit të datës 9 nëntor 2021, në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës nuk ka pacientë të shtrirë me Covid-19. Pacientë me Covid-19, nuk ka, as në Spitalin e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 1 pacient me maskë të oksigjenit.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë /InLajmi/