Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë kryer 999 testime, ku 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Nha Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se brenda këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjithashtu u bë e ditur se janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440.
Në total numri i rasteve aktive është 462. /InLajmi/