Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, deri në një vendim tjetër të këtij këshilli.
Ky vendim erdhi pasi që Florije Zatriqi e kishte dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim një të akuzuar për dhunimin e një 15-vjeçareje.
Aktgjykimi i Zatriqit nxiti reagime të shumta në vend, pasi që u vlerësua si dënim i butë dhe nxitës për rritjen e numrit të rasteve të dhunimeve seksuale në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë rast pati reaguar edhe prokurori i Shtetit dhe Gjykata Supreme, që kërkuan masa disiplinore ndaj gjyqtares.