Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se edhe Partia Liberale Egjiptiane i ka dhënë përkrahje për zgjedhjet e 14 Nëntorit, përcjell InLajmi.
Shaqir Totaj ka falënderuar kryetarin e PLE, Veton Berisha për besimin në programin e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Përkrahjen për balotazh e kam siguruar edhe nga Partia Liberale Egjiptiane, e cila u bë pjesë e vizionit për ndryshim që së bashku me qytetarët do të fitojë me 14 nëntor. Falënderoj kryetarin e PLE, Veton Berisha, për besimin në programin tonë dhe mbështetjen për të qeverisur mirë e përgjegshëm në Prizren. Së bashku ndërtojmë Prizrenin e të gjithëve. /InLajmi/