• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Tensionet në Bonje e Gercegovinë, a rrezikohet Kosova nga këto raporte?

J G nga J G
6 November 2021
në Politikë
0 0
0
Tensionet në Bonje e Gercegovinë, a rrezikohet Kosova nga këto raporte?
0
SHPERNDARJE
44
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet në Bosnje e Hercegovinë janë në rritje pasi entiteti i “Republikës Serbe” atje ka ndërmarrë disa veprime kohën e fundit, të cilat janë vlerësuar se po dëmtojnë rendin kushtetues të vendit dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka kërcënuar me ndarje.

Gjendja në Bosnje e Hercegovinë nisi të bëhej shqetësuese pas këtij kërcënimi dhe për të qetësuar qytetarët e për të dërguar mesazh se nuk do të ketë luftë në këtë vend, të dielën për vizitë atje do të jetë zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Por, sa mund të jetë e rrezikuar Kosova nga tensione të tilla, duke qenë se provokimet sidomos para marrëveshjes për targat në Bruksel nga ana e Serbisë për Kosovën nuk kanë qenë të pakta?

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka deklaruar për Telegrafin se Presidenca e Bosnje e Hercegovinës po ndërron ligjet me shpejtësi për të përgatitur kështu ndarjen e pjesës serbe.

“Lëvizjet e fundit të cilat janë bërë në shtetin e Bosnje e Hercegovinës, ku Presidenca serbe është duke ndërruar me shpejtësi ligjet, jashtëligjshëm, në mënyrë që të përgatitet terreni për ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës, që pjesa serbe t’i bashkohet Serbisë”, theksoi Islami.

Ai tutje shtoi se një rol në heshtje atje, po e luan Rusia, pasi po shtrinë autoritet në një zonë ku terreni është më i përshtatshëm se në vende tjera.

“Atje një rol në heshtje me të cilët nuk janë duke u marr opinioni është Rusia që po e shtrinë autoritetin e vet më shumë në Bosnjë e Hercegovinë, sesa në Serbi dhe vende tjera, sepse terreni atje është jashtëzakonisht i përshtatshëm. Bashkësia Evropiane është shumë e ngathtë përballë Rusisë në raport me Bosnje e Hercegovinën”, tha ai.

Sipas Islamit, në Kosovë pavarësisht provokimeve, përshkallëzimi i situatës nuk mund të krahasohet me atë në Bosnjë e Hercegovinë.

“Duke ndërlidhur këtë me Kosovën, për dallim nga Bosnja, gjendja e sigurisë në Kosovë pavarësisht tendencave të përkeqësimit dhe përshkallëzimit është në situatë krejt tjetër në raport me Bosnje e Hercegovinën”, tha Islami.

Prania e forcave të KFOR-it dhe mandati i tyre për të mbrojtur sovranitetin she integritetin territorial të Kosovës, e bën vendin tonë të jetë në pozicion më të favorshëm në aspektin e sigurisë.

Edhe fakti që në Republikën e Kosovës ka shumicë shqiptare në pjesën më të madhe të vendit, është një përparësi që në aspektin e sigurisë vendi të jetë më stabil, sipas Islamit.

“Atje me sa duket janë rritur tensionet mes tri etniteteve, serbë, boshnjakë e kroatë. Për fat të keq boshnjakët nuk kanë fuqi e mbështetje si shtet amë, siç e kanë serbët e Bosnjës dhe kroatët e Bosnjës. Në të ardhmen për shkak të dobësimit të BE-së, nacionalizmat në vendet e Ballkanit kanë filluar të rriten. Por në raport me Kosovën, gjendja e sigurisë tek ne është stabile, për shkak se tek ne 95% të territorit është kompakte, pavarësisht se në veri ka tendenca dhe nuk janë të kënaqur serbët e veriut, këtu janë KFOR-i dhe është i mandatuar nga Aleanca Atlantike ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kemi parë rastin kur deshën të djegin pikat kufitare, por KFOR-i e mori nën kontroll situatën. Pra, nuk mund të bëjmë krahasime mes Bosnjës e Kosovës”, tha Islami.

Sipas Avni Islamit, Serbia e Rusia kanë për qëllim trazimin e Ballkanit por edhe të gjithë Evropës, përmes tensionimit të situatës në Bosnje e Hercegovinë.

“Duke investuar në Bosnje e Hercegovinë, pikërisht në ‘Republikën Serbe’, Serbia dhe Rusia dëshirojnë që jo vetëm Ballkanin por ta trazojnë edhe Evropën dhe t’ja humbin stabilitetin asaj”, theksoi Islami.

Ndryshe, në lidhje me situatën në Bosnje e Hercegovinë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se “situata në Bosnjë e Hercegovinë po shkakton shqetësim të madh në BE dhe është në qendër të aktiviteteve tona diplomatike”.

Në një konferencë të rregullt shtypi në Bruksel, siç kanë njoftuar mediat, Stano ka thënë se përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së vizituan së bashku BeH javën e kaluar, për të theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën aktuale në vend.

Kurse, komandanti i misionit ushtarak EUFOR në BeH, gjenerali Alexander Platzer, kishte thënë se nuk sheh “në parim asnjë kërcënim klasik ushtarak, pavarësisht njoftimeve të Milorad Dodik për shkëputjen e Republikës Serbe”.

Ndryshe, i dërguari për paqe në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt ka thënë për Reuters se nëse një Bosnjë multi-etnike shtyhet drejt shpërbërjes, kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme një ndikim në konflikte të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor, si ai midis Serbisë dhe Kosovës.

Tags: Avni IslamiBosnje e HercegovinëTensionet
Postimi i mëparshëm

Bora në Zvicër mbyll disa zona malore

Postimi tjetër

Të shëmtuara apo të bukura unaza që po i shohim kudo në rrjetet sociale?

Të ngjajshme Postime

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës
Politikë

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

27 June 2025
Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet
Politikë

Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet

27 June 2025
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Politikë

Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit

27 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin
Politikë

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK
Politikë

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës
Politikë

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
Postimi tjetër
Të shëmtuara apo të bukura unaza që po i shohim kudo në rrjetet sociale?

Të shëmtuara apo të bukura unaza që po i shohim kudo në rrjetet sociale?

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu