Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjurakoc të Istogut, përcjell InLajmi.

Sipas policisë personi i arrestuar në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë, dhe i njëjti është ndalur në polici me vendim të prokurorit për 6 orë deri në këndellje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Gjurakoc, Istog 05.11.2021 – 03:57. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar nga policia për 6 orë deri në këndellje. /InLajmi/




















