Që nga fillimi i shfaqjes së filmit vendor “Zgjoi” interesimi ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Kjo është arsyeja pse kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, tashmë ka vendosur që t’i japë më shumë orare shfaqjeje këtij filmi, duke i rritur numrin në 9 termine ditore.
Filmi ka qenë duke u shfaqur në 6 orare çdo ditë, në të dy kinematë, ndërsa nga dita e sotme, 5 nëntor, filmi do të shfaqet në 9 orare në Prishtinë dhe në 7 orare në kinemanë në Prizren.
Filmi “Zgjoi”, një nga filmat më të sukseshëm vendor të shfaqur në Cineplexx deri tani, që dalëngadalë po i afrohet thyerjes së rekordit për filma vendor, ka arritur që të mbushë sallat plot në çdo shfaqje të saj që nga premiera e më 28 tetor.
Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj, shkruan Telegrafi.
Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.