Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Astrit Deharin, në 5 vjetorin e vdekjes në burgun e Prizrenit, duke bërë homazhe tek varri i tij, përcjell InLajmi.

Haxhiu ka thënë se reformat e thella që do të bëhen në drejtësi, do të garantojnë drejtësi për vrasjet politike duke theksuar edhe vrasjen e Astrit Deharit.


‘’Shteti i së drejtës është synimi yni dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!’’, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
5 vite pa Astrit Deharin!
Sot, së bashku me kabinetin tim, nderuam jetën dhe veprën e aktivistit politik Astrit Dehari.
Ndonëse kanë kaluar 5 vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin!
Qeveria jonë është duke punuar për reforma të thella në drejtësi. Këto reforma të thella do të garantojnë drejtësi për vrasjet politike si dhe vrasjen e Astrit Deharit!
Me qeverinë tonë nuk do të ketë raste ku aktivistëve politik do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë!
Shteti i së drejtës është synimi yni dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!/InLajmi/



















