Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri është njëra ndër emrat më të përfolur në Big Brother VIP.
E gjithë kjo pasi që Arjola është duke u cilësuar si një konkurrente shumë e fortë.
Ajo gjatë ditës teksa po qëndronte brenda në shtëpi, shihet e veshur me ngjyrë të zezë, ku vëmendjen e mori llogo i fushatës “Liria ka emër UÇK” .
Pas kësaj fotografitë e Arjolës janë duke bërë gjiro në rrjete sociale.
Theksojmë se aktorja po luan një rol të rëndësishëm brenda shtëpisë e cila po ndan me publikun edhe eksperienca nga jeta e saj personale, shkruan Shqip.com.
Mbrëmë gjatë lojës që kanë realizuar banorët ishte Iliri ai që tha se Arjolën e sheh si konkurrente të fortë në finale.