4 Nëntor 1909 – U përurua me ceremoni objekti madhështor i Stacionit “Haydarpasa”, ndërtuar për 9 vite në kuadër të hekurudhës Stamboll-Bagdad. Projektuar nga arkitektët gjermanë Otto Ritter dhe Helmuth Cuno, ndërtesa e stacionit konsiderohej si “Porta e Azisë”.
4 Nëntor 1922 – Një grup arkeologësh nën drejtimin e egjiptologut britanik, Howard Carter, zbuloi varrin e faraonit Tutankhamun. Zbulimi i varrit të padëmtuar dhe të ruajtur shumë mirë të faraonit në fjalë, i cili ka vdekur në një moshë fare të re, hapi një epokë të re në historinë arkeologjike. Maska e Artë e Tutankhamunit dhe veprat e tjera historike që u nxorën nga varri, me përjashtim të mumies së tij, ekspozohen në Muzeun e Kajros.
4 Nëntor 1933 – Qeveria greke vendosi një tabelë përkujtimore në shtëpinë e lindjes së themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, në Selanik. Teksti i tabelës thotë: “Në këtë shtëpi ka ardhur në jetë Gazi Mustafa Kemali, novatori i madh i kombit turk dhe udhërrëfyesi i bashkimit të Ballkanit.”
4 Nëntor 1946 – Nisi funksionimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Selia e saj është në Paris.
4 Nëntor 1956 – Tanket sovjetike hynë në Budapest pas përshkallëzimit të revoltës hungareze, e cila pati filluar më 23 tetor.
4 nëntor 1972 – Disa muaj pas Kongresit 5. të CHP-së, ku pati dhënë dorëheqjen si kryetar i kësaj partie, post të cilin e mbante prej 34 vitesh, Presidenti Ismet Inonu dorëzoi edhe teserën e CHP-së.
4 Nëntor 1979 – Pas revolucionit iranian, një grup simpatizantësh të Khomeinit pushtuan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Teheran dhe morën peng 52 veta. Kjo ngjarje shënoi fillimin e krizës 444-ditore të pengjeve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit. Administrata amerikane ndërmori një operacion për të shpëtuar pengjet, por ai dështoi edhe pse u mori jetën 8 ushtarëve amerikanë dhe një civili iranian.
4 Nëntor 1995 – Kryeministri i Izraelit, Yitzhak Rabin, 73 vjeç, u vra me armë zjarri nga një ekstremist i djathtë izraelit teksa po largohej nga mitingu i organizuar prej mbështetësve të negociatave të paqes me Palestinën.
4 Nëntor 2008 – Avokati Barack Hussein Obama fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA duke u bërë afro-amerikani i parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Obama shërbeu për dy mandate si President 44. i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.