Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në Debat Plus ka deklaruar se komuna e Gjakovës do të fitohet nga Ardian Gjini, kandidati i tyre.
“Gjakova është e fitume prej Ardian Gjinit, prej AAK-së. Ka qenë mjaft ii përgjegjshëm gjatë qeverisjes’’, shton ai.
Tutje ai mendon se AAK do e fitojë në balotazh edhe komunat tjera të Dukagjinit, përcjell Periskopi.
Kujtojmë që në Gjakovë, Gjini është në balotazh me Mimoza Kusari Lilën e VV-së.