Një nga avokatët e Hashim Thaçit nuk do të jetë pjesë e ekipit mbrojtës të tij.
Kështu ka bërë të ditur avokati Gregory Kehoe.
Cooper njoftoi se shkëputja e kontratës së Blom-Cooper do të bëhet pa efekt të kundërt në interesat e Thaçit si dhe kohëzgjatjen e procedurës.
“Më 28 Tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedurës”, ka thënë Kehoe, transmeton Arbresh.info.
Tutje në shkrimin e tij Kehoe ka treguar se ai ndihmohet nga 4 bashkë-avokatë të tjerë për mbrojtjen e Thaçit.