Dyshja e njohura kosovare, Dj Dagz dhe Dj PM do të futen të Premten në shtëpinë e Big Brother.
Burime të afërta të dyshes kanë bërë të ditur se të 2 Dj-të do t’i bashkohen banorëve VIP në shtëpinë e Big Brother.
Dagz dhe PM përbëjnë një dyshe goxha të suksesshme në fushën ku veprojnë tash e një kohë.
Krahas ndejave ku performojnë bashkë, 2 djemtë numërojnë edhe një varg të projketeve me artistë të njohur.
Derisa natën e sotme, banor i ri që është futur ka qenë artisti nga Shqipëria, Igli, shkruan Insajderi.

Ndërsa banori i parë i larguar natën e sotme ka qenë Sabiani, e që menjëherë kërkoi të largohej edhe Iliri, por që moderatorja Arbana Osmani i tha të merrte kohën e tij ta mendonte mirë këtë gjë, mirëpo Sabiani pati biletën vajtje-ardhje dhe u rikthye sërish në shtëpi.