Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se lajmi në lidhje me zyrtarin rus e shpallur person non-grata që kinse është parë në Prishtinë, është i pavërtetë, përcjell InLajmi.
Sipas kësaj ministrie, personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se MPJD është këtu për të shmangur keqinformimin e audiencës dhe është në favor të informimit të drejtë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton opinionin publik se lajmi që po qarkullon në disa media online lidhur me zyrtarin rus të shpallur person non-grata që kinse është parë në Prishtinë, është i pavërtetë.
Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja.
MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës./InLajmi/