• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 16 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Në Kosovë energjia e lirë e cila kushton shumë për shëndetin e popullsisë

J G nga J G
1 November 2021
në KRYESORE
0 0
0
Në Kosovë energjia e lirë e cila kushton shumë për shëndetin e popullsisë
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka ndër çmimet më të ulëta të energjisë në Evropë. Por, aktivistët për mbrojtjen e mjedisit paralajmërojnë se kjo kosto është shumë më e lartë për shkak të kostos tek shëndeti publik. Sipas tyre, në zonat ku funksionojnë termocentralet e qymyrit, jetëgjatësia e banorëve është me e shkurtër, ndërkohë që përballen me më shumë sëmundje kronike dhe malinje.

Skënder Smajli, 64 vjeç, kalon 15 orë në ditë me tub oksigjeni për shkak të astmës, që doktorët thonë se është pasojë e ndotjes ndaj të cilës është ekspozuar prej dekadash nga termocentrali me qymyr.

Smajli, i cili merr 13 lloje ilaçesh për të kuruar astmën, sëmundjen e Parkinsonit dhe sëmundjet e zemrës, jeton në fshatin Palaj, jashtë qytetit Obiliq, ku gjenden 2 termocentrale qymyri në gjendje jo të mirë. Ai punoi atje dhe u ekspozua ndaj qymyrit ngjyrë kafe për 26 vite, deri në vitin 2001. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shumica e shokëve të tij kanë vdekur.

“Kishte shumë pluhur, zjarr dhe hi. Punoja tek kazani i nxehjes. Duhet të pastronim furrat ku digjej qymyri në temperatura të larta, me shumë tym dhe hi. Nuk e njihnim njëri-tjetrin ngaqë ishim të mbuluar me pluhur. Por, duhej të punonim për të ushqyer familjet, nuk kishte mënyrë tjetër”, thotë Smajli.

Me vetëm gjashtë centë për kiloëat/orë, Kosova ka ndër çmimet më të ulëta të energjisë në Evropë, por ambientalistët paralajmërojnë se kostoja del shumë më e lartë nëse llogariten edhe shpenzimet e shëndetit publik.

Në një raport të 2019, Banka Botërore tha se ndotja e ajrit shkakton rreth 760 viktima çdo vit në Kosovë.

“Ndotja është jashtëzakonisht e madhe. Shihet ndotja e tokës, ujit dhe ajrit, e cila është e përhershme . Si pasojë e kësaj, komuna e Obiliqit ka diku 30% raste më shumë me sëmundje kronike se komunat e tjera të Kosovës. Kemi edhe 30% më shumë me sëmundje malinje se në pjesë të tjera të Kosovës, si pasojë e ndotjes së ambientit”, thotë doktor Haki Jashari, drejtor i klinikës në Obiliq.

Shumica e 6-të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështeten tek prodhimi i energjisë nga qymyri, që është identifikuar si ndër ndotësit kryesorë. Rajoni është i pasur me linjit, një burim i ulët energjie që ndryshe njihet edhe si qymyri ngjyrë kafe. Por ndërsa këto vende përpiqen të anëtarësohen në BE, do të duhet të ulin konsumin e qymyrit.

Kosova ka rezervat e pesta më të mëdha të linjitit në botë, të vlerësuara në 12 – 14 miliardë tonë dhe prodhon mbi 90% të elektricitetit të saj në 2 termocentralet në Obiliq. Komisioni Evropian i bëri thirrje këtë muaj Kosovës që të mos mbështetet më vetëm tek furnizimi i energjisë nga qymyri, i cili ka pasoja për shëndetin.

“E ardhmja e thëngjillit është në tokë. Nuk është në shfrytëzim. Bota e ka parë që shfrytëzimi i thëngjillit nuk është ndonjë faktor i madh për zhvillimin ekonomik, dhe ekonomia nuk zhvillohet me thëngjill”, thotë aktivisti mjedisor Besfort Kosova, nga Fondacioni Balkan Green, që punon për energjinë e pastër, përcjell VOA.

Sipas të dhënave të fondacionit, banorët vendas jetojnë 5 vite më pak për shkak të ndotjes së ajrit.

Tags: EnergjiaKostoShëndeti
Postimi i mëparshëm

Bugajski tregon se Moska po përgatit luftën e ardhshme ballkanike

Postimi tjetër

Të vdekurve si dëshmitarë kundër Thaçit e të tjerëve, Haga jep arsye

Të ngjajshme Postime

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve
KRYESORE

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar
KRYESORE

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
Deklaratat përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohen për 9-18 shkurt
KRYESORE

Deklaratat përfundimtare në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohen për 9-18 shkurt

15 January 2026
Osmani: Reçaku dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve
KRYESORE

Osmani: Reçaku dëshmi e gjenocidit ndaj shqiptarëve

15 January 2026
Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
KRYESORE

Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet

15 January 2026
Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?
KRYESORE

Nga torturat ç’njerëzore deri te vrasjet, çka thotë aktakuza për Masakrën e Reçakut?

14 January 2026
Postimi tjetër
Të vdekurve si dëshmitarë kundër Thaçit e të tjerëve, Haga jep arsye

Të vdekurve si dëshmitarë kundër Thaçit e të tjerëve, Haga jep arsye

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu