Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur që janë dakorduar që të mblidhemi javën që vjen për ta caktuar seancën e radhës që të sigurohemi që t’i kemi të gjithë deputetët e pranishëm, përcjell InLajmi.
Ajo tha se një numër i madh i deputetëve janë të angazhuar në pjesën e kësaj pune dhe takimet do të mbahen në sallën plenare.
“Kemi një numër të madh të deputetëve që janë të angazhuar në pjesën e kësaj pune dhe takimet do të mbahen në sallën plenare, për shkak të numrit më të madh të pjesëmarrësve”.
“Ka qenë dakordim i të gjithëve që të mblidhemi javën që vjen për ta caktuar seancën e radhës që të sigurohemi që t’i kemi të gjithë deputetët e pranishëm dhe të mos ndërhyjmë në punën e deputetëve që janë të përfshirë në angazhime me MSA-në”, është shprehur Bogujevci në konferencë pas mbledhjes së kryesisë./InLajmi/