Lionel Messi, ka thënë se në planet e tij është edhe rikthimi në klubin e tij të zemrës Barcelonën.
Por, kjo jo në cilësinë e lojtarit por në një pozicion.
Messi dëshiron ta ndihmojë klubin duke marrë pozitën e sekretarit teknik.
“Po. Gjithmonë kam thënë se do të doja ta ndihmoja kubin”.
“Do të doja të bëhem sekretar teknik dikur, nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo jo. Apo nëse do të jetë diku tjetër”.
“Nëse ka mundësi, do të doja ta ndihmoj klubin përsëri me çka do që mundem, sepse ky është klubi që e dua dhe dua që klubi të vazhdojë të jetë mirë dhe ta vazhdojë të rritet për të qenë njëri prej më të mirëve në botë”.
Fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të artë” i kaloi 21 vjet tek Barca, duke arritur të bëhet njëri nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti.
Lionel Messi, u detyrua të largohet sepse nuk ishte në gjendje t’i mundësonte atij kontratë të re për shkak të telasheve financiare, shkruan gazeta AS.
34-vjeçari nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me Paris Saint Germain në gusht, por në ujdi e ka edhe një mundësi për ta vazhduar atë edhe për vit, shkruan Klan Kosova tv
Messi nuk ka treguar nëse PSG-ja do të jetë klubi i tij i fundit në karrierë.