Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka regjistruar asistimin e parë me fanellën e Norwich Cityt në Premierligë.
Rashica ka asistuar në golin e realizuar nga Andrew Omobamidelen, i cili shënoi me kokë kundër Leeds United, në ndeshjen që Norwichi e humbi me rezultat 2-1, përcjell Infokus.
Futbollisti nga Vushtrria është paraqitur në të gjitha ndeshjet e klubit anglez këtë sezon edhe pse gjysmën prej tyre si rezervistë, por ende nuk ka arritur ta gjej golin e parë në ligën elitare angleze.