Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklratës së Lutfi Hazirit, ku ky I fundit ka thënë se është i sheqësuar për mbulljen e disa lokaleve mbrëm në Gjilan dhe sipas tij këtu mund të ketë dorë edhe Qeveria, përcjell InLajmi.
Nga AUV kanë thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit të dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inpektorët e AUV-it.
Ata gjithashtu kanë thënë se egzistojnë procedurat e qarta ligjore përmes të cilave secili person i tillë mund të ushtrëojë të drejtën e ankimit ndaj dënimeve që pretendohet se mund të jenë të kundërligjshme.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca për të ndërhyrë në procesin e shqiptimit te dënimeve ndaj personave konkretë, fizikë apo juridikë, nga inspektorët e AUV-it apo zyrtarët e Policisë së Kosovës për shkeljet e masave anti-Covid. Në vend të kësaj, ekzistojnë procedura të qarta ligjore përmes të cilave secili person i tillë mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit ndaj dënimeve që prentendohet të jenë të kundërligjshme. Çdo tentim për ta fajësuar apo shantazhuar Qeverinë lidhur me këtë çështje s’është asgjë përveçse përpjekje për të përfshirë nivelin qëndror në fushatën e zgjedhjeve lokale nga kryetari aktual e në shërbim të tij. /InLajmi/