Policia ka dhënë detaje në lidhje me kontrollet që ka kryer në disa lokacione në Mitrovicë, pasi mbeti i vrarë një 25 vjeçare gjatë një zënke që kishin, përcjell InLajmi.

25 vjeçari u sulmua me një mjet të mprehtë nga 2 të dyshuar, të cilët akoma janë në arrati.


Në njërin nga këto lokacione policia konfiskoi një pushkë të gjatë-mitraloz me disa fishekë, dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.
‘’ VRASJE E RËNDË /Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021 – 00:10. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani. Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike. Rasti nën hetime.’’ /InLajmi/
















