Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore me rreze diellore dhe vranësira lokale kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira lokale. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Të dielën me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e hëna do të fillojnë të shtohen vranësirat, fillimisht në Shqipëri me riga lokale shiu, ndërsa të martën gati në tërë rajonin pritet reshje kalimtare shiu, por pa rënje të theksuara të temperaturave.