Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi bashkë nënkryetarën e kësaj partije Vlora Çitaku dhe me kandidatin për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj kanë vizituar fshatin Zhur, përcjell InLajmi.
Totaj tha se Zhuri është vendi i fitoreve të mëdha.
Ai shtoi se bashkë me 14 Nëntor do të dalin fitues.
Postimi i plotë i tij:
Pasditen e kësaj të premte, e kaluam në Zhurin e fitoreve të mëdha. Së bashku me kryetarin Memli Krasniqi e nënkryetaren Vlora Çitaku, takuam strukturat tona partiake, të cilat po punojnë shumë e pa ndalur për të fituar me 14 nëntor e për ta qeverisur mirë Prizrenin në katër vitet e ardhshme. /InLajmi/