Pas raportimit se trajneri i futbollit Afrim Tovërlani ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahemti, ky i fundit ka reaguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përcjellë InLajmi.
Tovërlani tha se këtë gjë po e bëjnë mediat e Kosovës, me tituj si i ka quajtur ai ‘’Bombastik’’, në raport me Shpend Ahmetin.

Ai ka thënë se Ahmetin e ka shumë shok të mirë dhe se njihen shumë herët, dhe se një gjë të tillë për këtë rast e ja mohuar edhe vetë Shpend Ahmeti.
Tutje ai e ka falënderuar Shpend Ahmetin për deklarimin e tij korrekt dhe mohimin e tij për titujt e mediave, gjoja se e ka kërcënuar atë.
‘’E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.
Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.
Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook.
E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.
Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!
Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin…





















