Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka bërë të ditur që nga sot do të angazhohet në mënyrë private ta gjejë Remzie Mustafën, gruan e humbur në Prishtinë.
Ai mbrëmë në një status në Facebook ka kërkuar ndihmë nga miqtë që të bëhen bashkë me të dhe prej neser do jem në kërkim privat për të vetmen arsye, thjesht dua ti ndihmoj familjes dhe Policis, nese më lejohet ka thënë ai./InLajmi
Postimi i plotë i tij:
“Prej neser do jem ne kerkim privat per te vetmen arsye,thjesht dua ti ndihmoj familjes dhe Policis, nese me lejohet.
Te dashur ju miq te cilet njihemi ne fusha te Hetuesis dhe siguris me duhet ndihma e juaj nga neser, me duhet nje mobilizim gjith Kosoven.
Kete foto dua te ken qdo Taxi,dhe qdo Autobus qe leviz ne Kosove.
Te kerkohet:
1. Ndertes e pa banuar
2.Garazhda te pa shfrytzuar
3.Park dhe male pereth
4.Bodrume te Banesave
Te gjitha keto kerkime te behen me leje te pronarve”