Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se ua ka prezantuar raportin e Komisionit Evropian të vitit 2021 për Kosovën, Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, përcjell InLajmi.
Szunyog tha se ne ramë dakord për të bashkëpunuar dhe për të ndekjur reformat e nevojshme në të mirë të populli.
“Sapo e prezantova Raportin e Kosovës në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane. Ne ramë dakord të punojmë së bashku dhe të ndjekim bashkërisht dhe nga afër zbatimin e reformave të nevojshme për të mirën e popullit”, ka shkruar Szunyog në Twitter./InLajmi/