Marrëdhënia më e komentuar deri më tani përgjatë këtij edicioni të ‘’Big Brother Vip’’ është ajo mes Fifit dhe Granitit.
Edhe pse 2-shja ka vendosur të jenë vetëm miq me njëri-tjetrin, përsëri banorët nuk rreshtin së komentuari raportin mes tyre.
Teksa ndodhen në Shtëpinë e Dënimit, Semi dhe Arditi kanë komentuar veprimet dhe deklaratat e bëra së fundmi nga Graniti.
‘’Në fillim mu duk njëri i shtirur, por kur më tha se i kishte thënë Fifit që tek Loja me Rrëfimet që dëshironte të mbeteshin miq, por ajo ishte bërë shumë keq. Që aty mu rrit pak vlerësimi që kisha për të’’, – tha Semi, përcjell Top Channel.
Gjithashtu edhe Arditi është shprehu se Graniti, qëllimisht apo jo, e ka zgjatur këtë çështje edhe pse e dinte se kundrejt Fifit nuk kishte asnjë ndjenjë ndryshe nga miqësore.