Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka vizituar familjen pejane Lluka, në rastin e vdekjes s Agim Lluka, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite ka ndarë medaljen postmorte “Me besim në zot, atdhe e shtet” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Postimi i plotë i tij:
Qëndrova në familjen e shquar pejane Lluka dhe ngushëllova kryefamiljarin Ekrem Lluka dhe të tjerët, me rastin e ndarjes nga jeta të vëllait të tij Agimit.
Falënderova z. Ekrem Lluka për mbështetjen e tij gjatë Luftës Çlirimtare dhe periudhës së rindërtimit të vendit; si dhe shpreha respekt për intelektualin dhe atdhetarin Agim Lluka, duke ndarë medaljen postmortem “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.
Zoti ju forcoftë familje Lluka!
RH /InLajmi/





















