Analisti politik Imer Mushkolaj ka komentuar vendimin e Qeverisë për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, e cila do të kushtojë mbi 150 milionë euro, përcjell InLajmi.
Mushkolaj i është drejtuar Qeverisë duke thënë se rrugët brenda në Kosovë janë më me urgjencë për t’u ndërtuar ndërsa rruga për në Tetovë jo.
Kjo për arsye se qytetarët e Kosovës po maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria sot bëri të ditur se rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro. Mirë shumë. Po a po i kryeni njëherë rrugët brenda Kosovës, siç janë ajo për Pejë, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë e Gjilan? Për besë rruga për Tetova nuk ka kurrfarë urgjence, ndërkaq qytetarët e Kosovës maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara./InLajmi/