Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë intervistën e saj të parë për media të martën mbrëma.
Në emisionin “Politiko” të Kanal 10, ajo ka rrëfyer përball gazetarit Xhemajl Rexha rrugëtimin e saj politik në gjithë këto vite dhe periudhën e saj si presidente.
E njohur për pëlqimin që ka ndaj artistëve të vendit dhe vlerësimin që ua bën për të arriturat e tyre, Osmani nuk la pa përmendur gjatë intervistës një prej këngëtareve më të spikatura të estradës.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, të cilën e ka cituar për një nga frazat e këngëve të saj më të suksesshme të albumit “Dafinë moj”.
“Po tash ata që flasin: ‘E ka kërkuar këtë, ai ose ajo’ janë llafe llafe që po thotë Dafina, kështu që…duhet edhe të injorohen”, ka thënë ndër të tjerash presidentja e vendit, duke iu referuar këngë hit të Dafinës, “Llafe llafe”, shkruan Telegrafi.
Këngëtares Zeqiri siç duket i ka pëlqyer shumë citimi që presidentja ia ka bërë në emision, sa që ka vendosur që ta ndajë atë me fansat përmes një videoje të publikuar mëngjesin e së mërkurës në Instagram.
https://www.instagram.com/tv/CVhhIFCIO-Y/?utm_source=ig_web_copy_link
“Mirëmëngjesi”, shkroi këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e kësaj videoje.