Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 55 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK-së, 5 prej tyre po trajtohen në kujdes intensiv mjekësor dhe 20 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë/InLajmi/